Negociatat për armëpushim në Gaza, Hamasi pranon propozimin e paraqitur në Kajro!

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Negociatat për armëpushim në Gaza, Hamasi pranon propozimin e paraqitur në Kajro!

Hamasi ka deklaruar sot se ka pranuar një propozim për armëpushim në Gaza nga Egjipti dhe Katari, dy vendet ndërmjetësuese në diskutimet me Izraelin.

Grupi militant tha në një deklaratë se shefi i saj, Ismail Haniyeh, kishte informuar kryeministrin e Katarit dhe shefin e inteligjencës së Egjiptit për pranimin e propozimit të tyre.

Megjithatë nuk janë zbuluar detaje të mëtejshme se çfarë përfshinte marrëveshja.

Siç bëhet me dije nga Sky News Arabia, Hamasi ka dhënë OK për propozimin e modifikuar nga Egjipti, jo versionit mbi të cilin kishte nje konsensus të përgjithshëm nga ana e Izraelit.

Më herët Shtetet e Bashkuara bllokuan një dërgesë armësh në Izrael. Këtë e bën të ditur Këshilli i Sigurisë Kombëtare Amerikane, i cili nga ana tjetër ka nënvizuar se politika e SHBA në mbështetje të Izraelit nuk ka ndryshuar.

“Shtetet e Bashkuara dhanë miliarda dollarë ndihmë për sigurinë për Izraelin pas sulmeve të 7 tetorit, miratuan grantin më të madh suplementar dhe udhëhoqën një koalicion të paprecedentë për të mbrojtur Izraelin nga sulmet iraniane”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Më tej ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë “të bëjë atë që është e nevojshme për t’u siguruar që Izraeli të mund të mbrohet nga kërcënimet”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51427 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE