Rusia sulmon Sumin e Ukrainës me dronë e artileri!

vovalbania May 06, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rusia sulmon Sumin e Ukrainës me dronë e artileri!

Gjatë natës, Rusia sulmoi rajonin Sumi të Ukrainës me dronë e artileri. Kjo u njoftua nga Forcat Ajrore të Ukrainës, si dhe administrata ushtarake e këtij rajoni verilindor, që sipas informacioneve zyrtare u bombardua plot 8 herë. Por, bëhet e ditur se për fat të mirë nuk pati viktima. Forcat Ajrore thanë se kanë rrëzuar 12 nga 13 dronët e nisur nga Rusia në drejtim të infrastrukturës energjetike në Sumi.

Furnizimi me energji elektrike u ndërpre përkohësisht në rajonet Sumi, Romni e gjithashtu Okhtirka.

Më 17 prill, ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Ihor Klymenko u shpreh se që nga fillimi i këtij viti, “trupat ruse kanë sulmuar rajonin e Sumit më shumë se katër mijë herë”.

Për më tepër, vazhdimisht ushtria ukrainase raporton për zbulimin e grupeve të sabotimit e të inteligjencës ruse në rajonin Sumi. Pavarësisht provave dhe dëshmive, Moska mohon se në shënjestër të sulmeve të saj janë objektivat civile.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në përgjigje, Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër shtetit rus, ndërsa Kievin po e ndihmon me armatime.

Kremlini i karakterizoi si “të rrezikshme” komentet e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron dhe presidentit francez Emmanuel Macron, që sinjalizonin përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve të tyre në operacionet e Ukrainës në territorin e pushtuar nga Rusia.

Ky është një përshkallëzim i drejtpërdrejtë i tensioneve rreth konfliktit të Ukrainës, i cili potencialisht mund të përbëjë rrezik për sigurinë europiane, për të gjithë arkitekturën e sigurisë europiane, tha zëdhënësi Dmitry Peskov. Këtu ne shohim një prirje kaq të rrezikshme të përshkallëzimit të tensioneve në deklaratat zyrtare. Kjo është një arsye për shqetësimin tonë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova:

Kjo është hera e parë që një politikan perëndimor e ka pranuar kaq sinqerisht atë që ka qenë prej kohësh një sekret i njohur për shumicën e vendeve të botës: se Perëndimi po kryen një luftë të fshehtë kundër Rusisë me duart e ukrainasve. Rusia do të përgjigjet nëse Ukraina kryen sulme kundër territorit rus me armë britanike.

Gjatë një vizite në Kiev, David Cameron i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukraina ka të drejtë të sulmojë në vetëmbrojtje.

Ashtu si Rusia po godet brenda Ukrainës, ju mund ta kuptoni plotësisht pse Ukraina është detyruar të marrë të gjitha masat për t’u mbrojtur.

David Cameron premtoi 3.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore për Ukrainën.

Londra nuk ka asnjë kundërshtim ndaj përdorimit të armëve të saj për sulme brenda Rusisë.

Në një intervistë, presidenti francez Macron ritheksoi pikëpamjen se ai nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE