Shi dhe stuhi në jug të Italisë, ngrihet alarmi në 5 rajone!

vovalbania May 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shi dhe stuhi në jug të Italisë, ngrihet alarmi në 5 rajone!

Moti i keq do të prekë jugun e Italisë. Reshje të shumta, erëra të forta do të përfshijnë rajonet jugore, përkatësisht Siçilinë.

Ndërkohë Mbrojtja Civile në bashkëpunim me rajonet të ndryshme, ka paralajmëruar për kushtet e pafavorshme të motit.

Në bazë të situatës është dhënë alarm i verdhë dhe kërkohet që në gjithë territorin e Campania, Basilicata, Kalabria dhe Sicili , në një pjesë të Molise, të merren masa për të parandaluar çdo përkeqësim të situatës.

Reshjet do të prekin edhe qendrën (përveç Toskanës), ndërsa në veri do të rikthehet mot kryesisht me diell. Të enjten moti i keq do të godasë sërish jugun, duke lëvizur pjesërisht drejt Adriatikut  dhe lokalisht Lacios. Nga e premtja pritet një përmirësim i përgjithshëm: cikloni do të largohet drejt Greqisë dhe do të mbetet mot i paqëndrueshëm, me një fundjavë pothuajse me diell

Më herët gjatë këtij viti, në muajin mars Italia u përball sërish me sfidat e saj të motit të keq, me mbrojtjen civile që aktivizoi alarmin portokalli në Emilia-Romagna dhe alarm të verdhë në gjashtëmbëdhjetë rajone të tjera. Reshjet e dendura të borës dhe shiut lanë katër mijë përdorues pa energji elektrike në Piemonte, dhe rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet çuan në evakuime në Liguria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51457 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE