Biseda e fundit me motrën! Vëllai i Almës thotë se i pa video të Ergysit me të dashurën

vovalbania May 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biseda e fundit me motrën! Vëllai i Almës thotë se i pa video të Ergysit me të dashurën

Vëllai i Alma Arazit, Shkëlzen Bushati ka qenë në një lidhje direkt në ‘News 24’, ku ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Ai ka treguar detaje sa i përket konflikteve mes çiftit, fundi i të cilave përfundoi në një tragjedi.

Sipas Bushatit, Alma i ka gjetur bashkëshortit video me të dashurën në telefon.

“Për herë të fundit me Almën kam folur në datën 1, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më. E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq. Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra.

Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju. Ajo u kthye por ai nisi sërish, kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë. Unë vetë nuk e njoh, nuk di nëse motra e njihte. Thjesht më kishte thënë që dyshonte për një vajzë, motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video. Alma me Erysin kanë 10-12 vite të martuar, janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51457 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE