Kristi Aliaj thumbon konkurrentët e “Big Brother VIP”, cili është fituesi i çmimit të madh sipas tij?

vovalbania May 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kristi Aliaj thumbon konkurrentët e “Big Brother VIP”, cili është fituesi i çmimit të madh sipas tij?

Kristi Aliaj ishte një ndër konkurrentët më të komentuar të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, i cili arriti që të shkojë në finalen e reality show, duke konkuruar “kokë më kokë” me Luiz Ejllin për çmimin e madh.

Së fundmi ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku iu ka përgjigjur disa pyetje të tyre.

“Kë shikon fitues të ‘Big Brother VIP?”, ishte pyetja që një ndër fansat i drejtoi Kristit, i cili “thumboi” hapur të gjithë konkurrentët e reality show.

“Skizofrenia. Dhuna. Bastarizmi”- ka shkruar Aliaj, duke treguar që këtë sezon fituesi do të jetë një banorë që ofendon në shtëpi, duke mos dhënë emrin e konkurrentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE