Egla në rolin e regjisores dhe producentes, pse u bojkotua shfaqja nga banorët?!

vovalbania May 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egla në rolin e regjisores dhe producentes, pse u bojkotua shfaqja nga banorët?!

Vëllai i Madh i dha një shpërblim Eglës për të qenë një producente dhe regjisore e shfaqjeve në shtëpi pasi ajo fitoi sfidën. Por disa prej banorëve bojkotuan shfaqjen teksa sot në ‘prime’ kanë vijuar debatet.

Juli: Ne që kemi punuar prej vitesh e dimë si duhet të jetë komunikimi me artistët. Në momentin kur ajo më përçmon…

Egla: Mos mashtro, unë do mbroj veten deri në fund…

Juli: Ky person nuk di të komunikojë, siç tha në fillim faleminderit dhe i dha lule, mund ta kishte nisur që në fillim. Ngatërroi detyrat me detyrat e shefes se kuadrit.

Egla: Turp të kesh!

Juli: Kjo vendosi ta shkatërrojë që në fillim…

Egla: Në kushtet në të cilat ndodhemi nuk janë perfekte për të krijuar. Por puna për mua është punë… Gjëja ka nisur nga Françeska, e cila kishte një debat për rolet me Romeon. Mora vendimin për ta përjashtuar.

Juli: Nuk i përjashton ti njerëzit.

Romeo: Kur do bënim një shfaqje, unë gëzova sepse në këto ditë degradimi ishte gjëja më e bukur. Ky lloj debati ishte tendencioz qoftë nga Egla, qoftë nga Juli. Unë di ta zgjidh shumë mirë më Françeskën. Kjo nuk është punë, kjo është për kënaqësinë tonë.

Juli: E kuptoj pozicionin komod të Romeos sepse është në finale.

Françeska: Edhe juli është treguar pak egoist. Donte debat me Eglën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 53020 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE