Miratohet projektligji për “agjentët e huaj”, shpërthejnë protestat në Gjeorgji! Policia ndërhyn me forcë, disa të lënduar!

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miratohet projektligji për “agjentët e huaj”, shpërthejnë protestat në Gjeorgji! Policia ndërhyn me forcë, disa të lënduar!

Miratimi i projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji, ka shkaktuar protesta të ashpra jashtë parlamentit.

Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën prej mijëra vetësh. Dhjetëra demonstrues marrin ndihmë mjekësore, për shkak të gazit lotsjellës që u hodh nga efektivët. Protestuesit brohoritën dhe përdorën bilbila kundër projektligjit, ndërsa oficerët papritmas u tërhoqën përsëri në parlament. Por, protesta u përshkallëzua dhe numri i protestuesve u rrit disa orë më vonë.

Sipas legjislacionit, mediat ose grupet e shoqërisë civile në Gjeorgji që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë do të duhet të regjistrohen si “organizata që u shërbejnë interesave të një fuqie të huaj”. Një projektligj, është dënuar nga ndërkombëtarët, që e cilësojnë një akt të frymëzuar nga Kremlini. Brukseli paralajmëroi se mund të dëmtohen edhe aspiratat e Gjeorgjisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Deputetët në Gjeorgji miratuan projektligjin shumë të debatuar për “Agjentët e huaj” dhe këtë e bënë sot në parlament, në votimin e tretë e të fundit. Përgjatë seancës, 84 ligjvënës votuan pro ndërsa 30 të tjerë, dolën kundër. Projektligjin për “Agjentët e huaj”, shumë e shohin si kërcënim të rrugës së shtetit drejt integrimeve euroatlantike dhe kopje të ligjit shtypës që zbatohet në Rusi.

Studentët gjeorgjianë, shumica e të cilëve lanë orët e mësimit, iu bashkuan protestave e po organizohen edhe më të shumtë në numër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 53104 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE