I vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo!

vovalbania May 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo!

Brigitte Bardot ka frymëzuar gjenerata të tëra me klasin, pamjen dhe sharmin e saj. Aktorja franceze ka tipare dhe stil të pa ngatërrueshëm me askënd tjetër dhe sot ende diskutohen e kopjohen, veçanërisht prerja e famshme “Bardot”, e cila aktualisht është një nga termat më të kërkuar në “Google”.

Sinonimi i flokëve perfekt si të aktores përfshin balluke te ndara në dy anët e fytyrës, të kthyera dhe me volum. Ajo ishte bionde, por këto balluke i shkojnë çdo ngjyre, për sa kohë kanë rregullsinë që po kërkon.

Ky trend po merr shumë vëmendje së fundmi, madje shumë personazhe publikë po e promovojnë duke rikthyer vitet ‘70 edhe njëherë. Stilistët e flokëve theksojnë se këto balluke i shkojnë edhe vajzave me fytyrë rrumbullake, po aq sa atyre me fytyrë të gjatë dhe më të hollë. Sekreti i mirëmbajtjes është kthimi me tharëse dhe krehër për t’u dhënë volumin që duhet.

Viti 2024, do të bëjë një rrotullim 180 gradë, për të treguar se tendencat në vijim do të jenë ato të një “mob wife winter”. TikTok-u po sjell në vëmendje grimin, modelet e flokëve të grave të kinemasë, thonjtë ‘ekstra’. Mob wife – Një grua që është e martuar me një mafioz dhe ajo e kritikon atë sikur është moralisht superiore, ndërsa gëzon të gjithë sigurinë dhe paratë që ai i ofron. Për të pasur një ide se ç’është tendenca “mob wife winter” mjafton të rikujtosh Elvira Hancock në filmin “Scarface”; Karen Hill te “Goodfellas”, ose Rosalyn Rosenfeld tek “American Hustle”.

Çfarë kishin ato të përbashkët? Flokët e tyre ishin voluminozë dhe të krehura bukur. Më pas, trendi vijon me sytë ‘smokey’, me buzë të kuqe dhe thonj që bien direkt në sy. Për t’u dukur si një ‘mob wife’ e vërtetë, të duhen syze, bizhuteri të mëdha, pellusha me ose pa printe kafshësh. Aksesori më i rëndësishëm? Sjellja jote! Duhet të shfaqesh e pashqetësuar, ke gjithnjë një punë për të bërë, njerëz për të takuar, vendos kufij dhe nuk toleron asgjë që të cënon.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 53004 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE