I vuri zjarrin vetes në sy të saj, aktorja Miranda Cosgrove tregon historinë e pazakontë me përndjekësin!

vovalbania May 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I vuri zjarrin vetes në sy të saj, aktorja Miranda Cosgrove tregon historinë e pazakontë me përndjekësin!

Aktorja e njohur amerikane Miranda Cosgrove ka folur për përvojën e saj me një përndjekës dhe se si ai përfundoi duke i ndezur vetes zjarrin në oborrin e saj. Cosgrove është rikthyer në ekran së fundmi me një rol kryesor në filmin e ri të Netflix, “Mother of the Bride”, në të cilin ajo luan nusen.

Ish-aktorja e “iCarly” shfaqet në film së bashku me Brooke Shields, e cila luan nënën e saj. Ndërkaq, aktorja foli më shumë për ngritjen e saj në famë dhe çfarë ndodhi pasi ajo hyri në qendër të vëmendjes. Pavarësisht famës së saj, ajo ka arritur të shmangë çdo skandal por ka përjetuar disa nga elementët më të errët të famës.

Kur ishte në fillim të të 20-ave, Cosgrove u përndoq nga një burrë që e dinte se ku aktorja jetonte në Los Anxhelos. Situata u bë më e keqe kur ai i vuri vetes zjarrin dhe qëlloi veten për vdekje në oborrin e përparmë të shtëpisë së Cosgrove. Aktorja foli për ndikimet e gjata të përvojës teksa tha se:

Kjo është një arsye tjetër pse un shkoj kaq shumë në shtëpinë e prindërve të mi. Thjesht nuk ndihem super e sigurt në atë shtëpi. Për dy vjet pasi ndodhi, unë nuk mund të qëndroja atje. Pastaj hyra në një lidhje dhe sepse ai person ishte aty me mua, u tremba më pak. Por nuk më pëlqen shumë të jem atje vetëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54650 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE