Vdes në moshën 92-vjeçare fituesja e çmimit ‘Nobel’ në Letërsi, Alice Munro!

vovalbania May 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdes në moshën 92-vjeçare fituesja e çmimit ‘Nobel’ në Letërsi, Alice Munro!

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare fituesja e çmimit ‘Nobel’ në Letërsi, Alice Munro.

Shkrimtarja kanadeze e tregimeve të shkurtra ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Port Hope në Ontario. Ajo lindi në Wingham, Kanada më 10 korrik 1931.

Prej më shumë se një dekade Alice vuante nga demenca.

Munro shpesh krahasohej me shkrimtarin rus Anton Chekhov për dhembshurinë e gjetur në tregimet e saj.

Ndërkohë që ishte e para kanadeze që fitoi çmimin “Nobel” në vitin 2013 dhe e para që u citua ekskluzivisht për tregimet e shkurtra.

Tregimi i saj i parë daton në vitin 1950 kur ajo ishte studente në Universitetin e Ontarios Perëndimore,  me titullin “The Dimension of Shadow” (Dimensioni i hijes).

Në vitin 1968 ajo botoi koleksionin e saj të parë te tregimeve “The Dance of Happy Shadows”.

Ndërsa  gjithashtu në 2009 fitoi çmimin “Man Booker”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 53112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE