Këngëtari i njohur tregon se ka provuar të gjejë dashurinë në Tinder, por e përjashtuan!
Edhe Zayn ka tentuar të provojë njohje online në mëyrën klasike me përdorimin e një aplikacioni takimesh, por nuk i shkoi aspak siç e kishte menduar. Në një intrevistë për “Nylon”, Zayn ka zbuluar se ka tentuar të përdorë Tinder, por e përjashtuan.
Këngëtari rrëfeu: “Të gjithë po më akuzonin për mashtrim identiteti. Më shkruanin dhe më thonin pse po përdor fotot e Zayn?”
Siç u kuptua, tentativat e tij jo vetëm nuk shkuan mirë, por për shkak të raportimeve, Tinder e bllokoi dy herë. Tashmë Malik pranon se nuk ka ndërmend t’i provojë më aplikacionet, madje nuk dëshiron të ketë një lidhje për momentin.
“Kam qenë i lidhur shumicën e kohës dhe dua të rri vetëm për ca kohë. Kam nisur lidhjet në një pikë kur nuk dija çfarë po bëja me jetën time”, ka deklaruar Zayn.
Kujtojmë se këngëtari ka pasur një lidhje me Gigi Hadid, me të cilën ka edhe një vajzë. Ndarja me të nuk shkoi aq mirë, pasi për pak kohë luftuan për kujdestarinë e vajzës, e cila tashmë është e ndarë mes të dyve.
Zayn jeton në zonat rurale të Pensilvanisë dhe i është përkushtuar jetës në fermë.