Rritet me 12% borxhi i qeverisë ndaj bizneseve dhe qytetarëve, detyrimet e prapambetura arrijnë në 15.4 mld lek

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritet me 12% borxhi i qeverisë ndaj bizneseve dhe qytetarëve, detyrimet e prapambetura arrijnë në 15.4 mld lek

15.4 miliardë lekë rezultojnë detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Sipas të dhënave të ministrisë së Financave rezulton se nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se borxhi është rritur 12 %.

Më shumë detyrime rezultojnë edhe nëse e krahasojmë me dhjetorin e viti 2021.

Largimet e padrejta nga administrata vijojnë të mbeten një barrë e madhe financiare për buxhetin e shtetit. Vetëm në 6 muajt e parë detyrimet e krijuara nga vendimet e padrejta rezultojnë se janë rreth 4 miliardë lekë.

Problem mbeten edhe kryerja e investimeve të ndryshme kryesisht në infrastrukturë. Në shumë projekte ka vonesë të shlyerjes së pagesave ose tenderim të punimeve pa pasur fond konkret.

Ndërkohë pushteti vendor mbetet me nivele të larta detyrimesh që në total arrijnë në 7,3 miliardë lekë. Investimet e papaguara zënë peshën kryesore të borxhit të bashkive në vend duke arritur në 4 miliardë lekë.

Qeveria ka ndërmarrë një nismë dhe shumë shpejt pritet të dërgojë një administrator për bashkitë që janë në rrezik falimenti.

Në gjendje të vështirë financiare rezultojnë Vora e Kavaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49020 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE