613 kg kokainë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arber Çekajt!
vovalbania
October 11, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Gjykata e Lartë vendosi sot rrëzimin e rekursit të Arber Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafik droge.
Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës, pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.
Ai është pronari i kontejnerit me banane në Portin e Durrësit.
Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg.
Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.