I dënuar në Gjermani për mashtrim të rëndë, arrestohet për esktradim 25 vjeçari në Kukës

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre në pranga e dy në kërkim, hiqeshin si zyrtarët e gjobisnin biznese!

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Morinë pas informacioneve të dhëna nga Interpol Tirana. I riu i identifikuar si J.D, është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë ku gjykata e Bambergut e kishte dënuar me burg për veprën penale “Mashtrim i rëndë”.

25 vjeçari banues në Fushë Kosovë është arrestuar nga efektivët e policisë kufitare sipas një kontrolli me përzgjedhje. I riu ishte dënuar nga gjykata gjermane me vendimin e publikuar në 14 qershor të vitit të kaluar.

Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve gjermane, është bërë i mundur arrestimi i tij dhe pritet ekstradimi drejt Gjermanisë ku do të vuajë dënimin për veprën penale të kryer.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE