Puthje e përqafime mes Kiarës dhe Luizit për ditëlindjen e moderatores
Me kalimin e mesnatës Kiara Tito u surprizua nga familjarët e saj me rastin e 27-vjetorit të lindjes që ajo këtë vit e festoi brenda Big Brother Vip.
Familjarët e Kiara Titos përmes një video mesazhi uruan Kiarën për ditëlindjen. Vëllai i vogël i uroi të bëhej 100 vjeç dhe tha se Kiara është motra më e bukur në botë.
Mamaja e Kiarës tha se ata sot gëzojnë për të dhe Zoti e bekoftë në rrugën e saj. Ndërsa babai i Kiarës, tha se e ndjen shumë mungesën e saj.
Kiara: Unë kam ngrirë komplet. Dua një përqafim tani që të shkrihem.
Kiara u surprizua nga Luizi me një këngë për ditëlindje.
Luizi këndoi këngën e Ed Sheeran ‘Perfect’. Kiara u ngjit në skenë dhe kërceu një vals me Luizin e perqafuar, ndërkohë që banorët e përcollën me duartrokitje.
Më pas ata shkembyen puthjet e premtuara. Ai e puthi ne balle, ndersa Kiara ne faqe. Më pas ajo fryu qirinjtë e tortës.
Kiara: Jam shumë e lumtur që ditëlindjen time të 27, po e kaloj me familjen time të re që është Big Brother.