Dagz dhe Einxhel do të zhvendosen në Kosovë? Çifti zbulon planet

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dagz dhe Einxhel do të zhvendosen në Kosovë? Çifti zbulon planet

Mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana” kanë qenë të ftuar Einxhel dhe Dagz, pak muaj pasi janë bërë prindër. Për ta ka qenë rezervuar një lojë, ku dyshja në një shtrat duhet t’u përgjigjeshin disa pyetjeve rreth jetës së tyre sentimentale, por edhe profesionale.

Një ndër pyetjet për çiftin ka qenë nëse ata do të vendosin të jetojnë në Kosovë apo në Shqipëri, meqenëse momentalisht janë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Einxhel nuk ka ngurruar të përgjigjet, ku të tregojë se po mendojnë që të shpërngulet ajo në Kosovë.

“Do të iki unë në Kosovë për Dagz”, ka thënë fillimisht Einxhel dhe më pas ka përfunduar duke thënë: “Meqenëse PM ka thënë në “Zemër Luana” se do të zhvendoset në Tiranë për Sarah, atëherë unë do të iki në Kosovë për Dagz”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49062 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE