Ish e dashura e Luizit i kërkoi takim, por… Si qëndron e vërteta e bisedave të saj me Kiara Titon dhe “sherri” me Maestron!

vovalbania April 08, 2023 0 koment 6 Mund të lexoni në minuta.
Ish e dashura e Luizit i kërkoi takim, por… Si qëndron e vërteta e bisedave të saj me Kiara Titon dhe “sherri” me Maestron!

Java e Kiarës jashtë shtëpisë së “Big Brother” është shoqëruar me shumë debate, duke përfshirë edhe persona të tjerë. Debatet më të ashpra, Kiara i ka çuar edhe në shtëpinë e “Big Brother”, ku edhe u përball me Efin për atë që ndodhi jashtë mes dy vajzave. Por pa u përfshirë në këtë histori nuk ka mbetur as Jurgena, ish-partnerja e Luizit.

Një adresë me emrin e saj ka publikuar biseda si dhe informacione rreth asaj çfarë ka ndodhur me Kiarën. Në rrjet po bën xhiron një video ku tregon bisedën e kësaj të fundit me Kiara Titon.

Ka qenë Kiara ajo që i ka shkruar e para ku i ka kërkuar të konsumojnë një kafe bashkë dhe më pas një tjetër bisedë e vajzave tregon se dalja e Oltës, hyrja e Bledit, Efit, Ronaldos dhe Kiarës ka qenë e planifikuar që më herët. Më pas, shoqja e Luizit, Jurgena Tusha, ka sqaruar se ka pasur një debat me Kiarën për shkak të llogarisë me mbi 600 mijë ndjekës që menaxhonte më parë, por tani sipas saj e ka nën menaxhim produksioni i “Big Brother”.

Në një postim në “Instagram”, Jurgena tregon se gjatë javës kur Kiara doli jashtë shtëpisë së “Big Brother” i ka kërkuar që të takohen.

Sipas shoqes së Luizit, Kiara i ka kërkuar profilin e “Instagram”-it, duke i thënë se do t’i hapin një tjetër llogari. Ndër të tjera i kishte përmendur edhe faktin që vetë Kiara e kishte kaluar numrin e ndjekësve të Luizit.

“Jemi takuar me Kiarën dhe kemi pasur një debat! Atë ‘Instagram’ të madhin të Luizit e ka dashur Kiara ta përdorte për interesat e veta.

Donte të fliste me produksionin për t’ia dhënë Kiarës dhe ta mbyllte përfundimisht. Arsyeja ishte ‘po hë se do t’i hapim një tjetër dhe do të shkojë prapë 600 mijë ndjekës, ja unë e kalova Luizin me follow’. Kjo s’më pëlqeu fare. Ndërkohë unë dhe familjarët e Luizit po bëjmë çmos ta marrim sërish se është merita e Luizit”,shkroi Tusha.

Tusha shtoi se zgjedh që të jetë realiste e transparente në çdo gjë që thotë, jo të fshihet e të mashtrojë. Menjëherë pas publikimit të këtyre mesazheve, ka reaguar edhe faqja zyrtare e Kiarës.

“Këto biseda që po qarkullojnë në rrjet, janë false. Nuk ka pasur një komunikim nga Kiara me personin në fjalë”, thuhet në njoftim. Por nëse nuk ka pasur një takim apo një diskutim në lidhje me ‘Instagram’-in e Luizit, një tentativë për të takuar Kiarën ka pasur.

Miqtë e afërt të Jurgënës kanë bërë me dije se realisht ajo ka kërkuar Kiarën për një takim, jo vetëm për t’i shpjeguar raportin që ka me Luizin jashtë shtëpisë, por edhe për t’i treguar se çfarë ndodhi me “Instagram”-in që ajo menaxhonte. Nga ana tjetër, Kiara nuk ka komunikuar dhe as nuk ka pranuar ndërmjetësues për të takuar Jurgenën.

Duket se një qëndrim të ftohtë ajo ka mbajtur për prezencën e Jurgenës që të nesërmen e daljes së saj nga “Big Brother”. E pyetur në “Big Brother Fun Club”, Kiara mbeti paksa e habitur dhe mendoi se flitej për Genën, tezen e saj, dhe më pas tha se nuk ka informacion për këtë pjesë.

“Ta ka përmendur Luizi disa herë, është vajza që mban ‘Instagram’-in e Luizit jashtë. Pastaj Luizi e ka përmendur në një tjetër moment, nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin person ose jo, ku i është referuar si ish-e dashura e tij Jurgena”, iu drejtuar Megi Pojani moderatores, e cila u përgjigj prerë për këtë temë.

“Jo nuk kam informacion për këtë pjesë, të them të drejtën, nuk di ça bëhet, nuk e di”.

Por duket se pas daljes nga shtëpia, ndonëse qëndroi vetëm 1 javë, Kiara ka qenë shumë e përqendruar të merret me punët e saj dhe jo më me takime. Kujtojmë këtu se edhe Kiara ka një kontratë me “Top Channel” në lidhje me imazhin e saj dhe duke qenë shumë e kufizuar brenda kësaj kontrate, Kiara i ka të pamundura takimet dhe diskutimet në lidhje me Luizin dhe mbi të gjitha “Instagram”-it të tij, që tani administrohet nga e motra.

Një tjetër personazh që ka folur rreth bisedës që ka pasur me Kiarën, ka qenë edhe Armaldo. Kur doli nga BBV, tenori Arlmaldo Kllogjeri, i thirrur brenda shtëpisë si Maestro, zgjodhi të përcillej te dera vetëm nga Kiara dhe Olta.

Më vonë, kur u pyet se kush do të dëshironte ta fitonte “Big Brother”, ai u shpreh për njërën nga vajzat, ndërsa i ka vlerësuar si mike. Me daljen e Kiarës jashtë, shumë gjëra duket se kanë ndryshuar. Të njëjtin problem si me Efin, duket se e ka pasur edhe Maestro. Kiara është shprehur pas hyrjes së dytë në BBV, se pas daljes së saj nuk ka marrë asnjë telefonatë.

Ditën e djeshme një mik i Efit nxori screenshot, ku tregohej se ajo e kishte telefonuar moderatoren. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Maestro, i cili në “Instastory”, duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave, ka treguar se e ka telefonuar Kiarën.

“E fundit, meqë më pyesni shumë. Dje më tha se s’më mori njeri në telefon kur isha jashtë. Në fakt, e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja, pasi pas daljes e di vetë se si ndihesh”.

Por, me reagimin e radhës, Armaldo na lë të nënkuptohet se telefonata nuk ka shkuar mirë, pasi Kiara mund t’i ketë shprehur pakënaqësitë që ka pasur ndaj tij dhe mes tyre mund të ketë ndodhur me një zënkë.

Teksa ka replikuar me një, ndjekëse e cila i ka kërkuar t’i fshijë postimet për Kiarën, Armaldo shkruan: “Hahahaha, ju jeni interesantë. Unë ju thash që e mora, nuk ju thashë si shkoi telefonata, kështu që ju do Maestro fort, mos u përfshi më shumë se i Zoti i punës”.

“Hip se të vrara, zbrit se të vrava”, e quan reagimin e publikut babai i Kiarës, Arbër Tito, pas rikthimit të së bijës në “Big Brother VIP” të shtunën e kaluar.

I ftuar në “Ftesë në 5” babai i Kiarës tregon se ndihet shumë i prekur nga reagimi i publikut ndaj sjelljes së Kiarës.

Gjatë ditëve të para, pas daljes nga shtëpia, Kiara vetëm ka qarë për tri ditë, por sjellja e saj “e re” nuk duhet keqkuptuar: “Unë jam i prekur, sepse nuk ka një argument bazë që t’i kundërvihet Kiarës, por merren me veshjen (e bardhë apo e zezë), me kryqin (e ke apo s’e ke), nuk përmenden gjërat pozitive të Kiarës… Sa për sjelljen e Kiarës, kur ndryshon, pse ke ndryshuar, nëse nuk do të ndryshonte, do thoshin kjo kështu ngeli, nuk zë mend”, tha mes të tjerave babai i Kiarës në një lidhje direkte nga Italia.

Kur mësoi se Kiara dhe Efi janë përqafuar, ai tha se është shumë i lumtur, sepse e bija nuk mban zemëratë.

Babai i moderatores shtoi më tej se të gjitha komentet denigruese kundër figurës së Kiarës do t’i ndjekë me avokatë nga Italia, sepse nuk mund të tolerojë çdo media apo çdo gazetar të shkruajë pafund lajme të rreme për të bijën.

“Çdo famë e ka një çmim, por mua më duket sikur Kiara po paguan një çmim jo të vetes…”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE