Botërori i skive! Lara Koturi renditet 22-ta nën ngjyrat kuqezi në etapën e Austrisë

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Botërori i skive! Lara Koturi renditet 22-ta nën ngjyrat kuqezi në etapën e Austrisë

Mesditën e së enjtes u zhvilluar ndalesa e radhës e Kupës së Botës, këtë herë në Lienz të Austrisë ku Shqipëria u përfaqësua nga Lara Kopturi, italiania e natyralizuar e cila po befason kudo që merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare edhe pse në një moshë fare të re.

Në provën e parë kualifikuese në Slalomin Gjigand, Lara arriti të kualifikohet në Top-30-shen e Botës duke i dhënë vetes mundësi për të marrë pjesë në finale e kësaj etape të Botërorit.

Ndërkohë që ditën e premte Lara Koturi do të mbyll vitin 2023 në kategorinë e Slalomit po në Lienz të Austrisë, për të finalizuar një vit shumë të suksesshëm sportive për të në aspektin personal por edhe për Shqipërinë e cila për herë të parë në sportin e skive ka një sportiste që është e denjë për të luftuar në etapa të ndryshme të Kupës së Botës dhe për të qenë në nivel shumë të lartë kompetitiv.

Për Laren ky është sezoni i dytë që merr pjesë në Kupën e Botës nën ngjyrat kuqezi, duke përballuar me sukses sfidat me kampionet e botës dhe olimpike në pistat e ndryshme ku mesatarisht ajo rendit flamurin shqiptarë në Top30-shen e Botës në këto aktivitete madhore. Ndalesa e radhës do jetë në Kransnja Gora në Slloveni në disiplinën e Sllallomit në 7 Janar. Megjithatë synimi i saj sezonal mbetet edhe medalja e artë në Kampionatin Botëror të të rinjve në Francë në fund të Janarit ku pritshmëritë janë maksimale duke qenë se ndryshe nga këto aktivitete, atje Lara Koturi do të ketë mundësinë të matet me sportistet e moshës së saj dhe ku sipas specialistëve të këtij sporti, pritet që ajo të bëjë diferencën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64989 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE