Deklarata skandaloze e Klodian Duros në BBV: Ruhuni nga mua, se kam rrahur gruan!
vovalbania
January 21, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Futbollisti i njohur Klodian Duro ka bërë një deklaratë skandaloze mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip.
Pas spektaklit të djeshëm, banorët ishin ulur për të darkuar të gjithë bashkë!
Ai iu drejtua disa prej tyre, duke i thënë të ruhen prej tij, pasi ai ka dhunuar edhe gruan e tij.
“Ruhuni nga mua, se unë kam rrahur gruan. E rraha se më mbante gocën. Po i futa nja dy gota raki unë se kam kohë që nuk e kam provuar”, u shpreh ai.
Në atë moment përballë tij ndodhej Meritoni i cili i kërkoi të mos flasë në atë mënyrë.
Kujtojmë se në klipin prezantues, Klodian Duro u shpreh se disa kohë më parë kanë dalë disa lajme të pavërteta për dhunë ndaj gruas, por nuk i ka përgënjeshtruar për të mos i dhënë rëndësi!