E quajti muzikën e tij ‘turpin e botës’, vjen reagimi i Mozzik ndaj Sinan Vllasaliut!

vovalbania February 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E quajti muzikën e tij ‘turpin e botës’, vjen reagimi i Mozzik ndaj Sinan Vllasaliut!

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi ka lançuar albumin e tij më të fundit ‘Lamboziki’.

Shpesh, kemi parë figura publike si Erik Lloshi e të tjerë që muzikën e reperëve si Don Xhoni apo Mozzik nuk e konsiderojnë art. Së fundmi, në një intervistë ka qenë pikërisht këngëtari Sinan Vllasaliu i cili ka shpërthyer ndaj teksteve të këtyre dy reperëve, duke e cilësuar si “turpin e botës”.

Teksa në sfond u shfaq një këngë e Don Xhonit, ai u shpreh:

Japonezët me ia rregullu tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën.

Kur është vendosur kënga e Mozzik ‘Shko’ e cila për hir të së vërtetës ka mjaft fjalë të pista dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga ana e artistit i cili u shpreh:

A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment.

Së fundmi ka ardhur dhe një reagim nga Mozzik lidhur me këtë deklaratë. Në një koment në rrjetin social Facebook ai theksoi se do ta ftonte në festën e synetit të të birit.

Faleminderit Axha Sinan. Besën e Zotit e ke që m’fal Zoti djalë, n’syneti t’tij ti ki me qenë këngëtari.

Nga ana tjetër nuk kemi ende një replikë nga Don Xhoni lidhur me deklaratën e Sinan Vllasaliut. Megjithatë jemi në pritje se si mund të reagojë pas këtyre fjalëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE