Me Ferrari 360 mijë dollarë, jeta mes luksit e mashtruesit të Tinder-it!

vovalbania February 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me Ferrari 360 mijë dollarë, jeta mes luksit e mashtruesit të Tinder-it!

Së fundmi “Daily Mail” ka publikuar disa foto të reja të 31-vjeçarit Shimon Heyada Hayut, i cili njihet si mashtrues i Tinder-it, teksa jeton mes luksit në Izrael. Ai është fotografuar së fundmi me veshje të shtrenjta dhe me një Ferrari me vlerë 360 mijë dollarë në një ekspozitë të makinave luksoze. Ai parakaloi rreth qytetit me një xhaketë të veçantë Gucci 2600 dollarë teksa ndaloi pranë një ekspozite makinash luksoze.

31-vjeçari i njohur si Simon Leviev ose Shimon Yehuda Hayut ose David Sharon u bë pjesë e një dokumentari, “The Tinder Swindler”, i cili tregon historitë e tri grave, që u mashtruan nga i njëjti burrë, duke përdorur emra të ndryshëm.

Simon Leviev paraqitej fillimisht si i biri i manjatit ruso-izraelit të diamanteve, Lev Leviev dhe CEO i LLD Diamonds, e më pas i joshte vajzat duke u blerë dhurata të shtrenjta, e duke iu ofruar udhëtime me avionin e tij privat. Sapo vajzat mendonin se gjetën partnerin e ëndrrave, ai i mashtronte duke u kërkuar para, pasi ishte në “rrezik” nga armiqtë e tij. Ajo që dukej si një ëndërr e realizuar shpejt, u kthye në një makth, duke thyer zemrën e një prej viktimave të tij, Cecilie Fjellhoy.

Simon arrin të marri në pak kohë mijëra dollarë prej saj, por për pak kohë ajo kuptoi se nuk ishte e vetmja të cilës ai ia theu zemrën dhe i vodhi paratë. Cecilie bashkohet me ‘viktimat’ e tjera të Simonit me një qëllim të përbashkët, hakmarrjen ndaj tij. Rikujtojmë se “The Tinder Swindler” u shfaq si premierë në Netflix më 2 shkurt 2022 dhe u bë menjëherë viral, duke kryesuar tabelën javore të filmave të kësaj platforme.

Dokumentari që zgjat rreth 1 orë e 54 minuta, përmbledh realitetin e hidhur të kërkimit të dashurisë në internet, të këqijat e rrjeteve sociale dhe skemat joshëse të mashtruesve që thonë gjënë e duhur. ‘IMDb’ e ka vlerësuar filmin me 7.4/10 pikë, por pritet që vlerësimi të shkojë më lart, pasi dokumentari u transmetua vetëm disa ditë më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49344 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE