Ky fustan që mbante Meghan Markle u shpall veshja e vitit
Intervista e bujshme me Meghan Markle dhe Princit Harry me Oprah Winfrey është kthyer sërish në fokus të mediave. Kësaj radhe jo për deklaratat bombë që dha dukesha por për veshjen që mbante veshur. Fustani Giorgio Armani që kishte veshur dukesha e Sussex për intervistën e saj të marsit 2021, është shpallur si fustani i vitit nga Muzeu i Modës në Bath.
Fustani 4700 dollarësh prej mëndafshi do të shfaqet në muzeun anglez si pjesë e ekspozitës së tij kryesore, “Një histori e modës në 100 objekte”. Megjithëse nuk është fustani që veshi Markle, stilisti dhuroi një version të tij për ekspozitën. Veshja e Markle u zgjodh nga kryeredaktori i revistës Dazed, Ibrahim Kamara dhe drejtori i saj artistik, Gareth Wrighton.
Dukesha, e cila luftoi me shëndetin e saj mendor gjatë kohës së saj si anëtare mbretërore, thuhet se ka zgjedhur fustanin e printuar me lule për “lidhjen simbolike me rilindjen, vetë-rigjenerimin dhe ndriçimin shpirtëror, dhe aftësinë e tij për të lulëzuar pavarësisht kushteve në dukje sfiduese.”