I famshëm nga “Big Brother VIP”? Elgit Doda ka një përgjigje “për të gjithë skeptikët” që e mendojnë këtë

vovalbania February 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I famshëm nga “Big Brother VIP”? Elgit Doda ka një përgjigje “për të gjithë skeptikët” që e mendojnë këtë

Këngëtari shqiptar, Elgit Doda, është një nga personazhet më të komentuar së fundmi pre hyrjes së tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Kujtojmë se shkak është bërë mbështetja e madhe që i ka dhënë aktorit, Donaldo Veshaj.

Ky i fundit, në bashkëpunim me Elgitin arriti të publikojë trilogjinë e këngëve: TL (Toxic Love), Ku je dhe FL (Fatal Love).

Bëjmë me dije se të treja këngët jo vetëm që patën sukses, por arritën një shikueshmëri shumë të madhe në “YouTube”.

Ditën e djeshme Klea Huta zhvilloi një intervistë me ndjekësit në “Instagram” dhe njëra nga pyetjet ka tërhequr më shumë vëmendje.

“A mendon dhe ti se Elgiti u bë i famshëm nga BBV??”– ka pyetur një ndjekës.
Klea u përgjigj duke thënë se “nuk duhet nënvlerësuar pasioni dhe përkushtimi i tij si dhe vuajtjet që Elgiti ka arritur për të qenë aty ku është sot”.

Por kjo gjë nuk mund të mbetej pa u komentuar as nga vet Elgiti, i cili ditën e sotme ka reaguar me anë të një ‘story’ në “Instagram”.

“Për të gjithë skeptikët. Llogarit bëjni vetë”, ka shkruar këngëtari në “Instastory” me një seri fotosh të bashkuara së bashku, ku tregon këngët që ka bërë para dy vitesh me miliona shikime.

“Kur unë kam pasur klikime ju në kokë nuk keni pasur qime, thotë një shok i imi“, vazhdon në ‘story’-n tjetër ai.

“Mos të vazhdoj me produksionet që kam bërë se do ju humbi numërimi i milionave“, thotë Elgit Doda në fund të postimeve të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47862 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE