“Unë nuk kam nevojë për fustane” Monika Lubonja e zhgënjyer nga dhurata e ‘Big Brother VIP’

vovalbania February 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unë nuk kam nevojë për fustane” Monika Lubonja e zhgënjyer nga dhurata e ‘Big Brother VIP’

Aktorja Monika Lubonja u komentua gjatë për surprizat në “Big Brother VIP”, ku njëri prej tyre ishte momenti kur produksioni i bëri dhuratë një koleksion veshjesh.

Gjithashtu ajo pati dhe një miqësi speciale me këngëtaren Fifi.

Për artisten Monika tha se nuk e kishte njohur më herët ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve por edhe vetë televizioni e njihte për gjendjet emocionale.

“Në fund fare të mbetemi njerëz pavarësisht se kë do gjykojmë, mua më erdhi keq, që shumë veta e njihnin Fifin. Unë përveç Ilirit dhe Donaldit, nuk njihja asnjë njeri tjetër. Sigurisht Fifin e kam vlerësuar sepse për mua ka qenë një super artiste një autore e mrekullueshme e teskteve e doja Fifin dhe përpara.

Semi me Fifin njiheshin, me Einxhelin njiheshin, shumë njerëz të tjerë njiheshin, pra Fifin e njihnin të tërë,e njihte edhe vet Top Channel që herë pas here kishte pas gjendjet emocionale, atëherë përse duhet të gjykohet dhe kryqëzohet Monika sepse ndihmoi Fifin. Unë nuk dija ndryshe nga të tjerët për luhatjet emocionale jashtë, as të Fifit as të Semit’, tha ajo në Abc e Pasdites.

Ndërkohë për dhuratën me veshjet artistja theksoi se përtej saj kishte një dëshirë më të madhe ndërtimi i një teatri për fëmijë. “Sepse unë e kalova këtë lloj pakënaqësie. Unë faktikisht doja të ngrija një teatër për fëmijët,ai teatër që i mungon fëmijëve, dhe doja qëndresën time shumë ndërtues të nderojnë një skenë teatri për fëmijët.

Përtej fustaneve unë doja një teatër për fëmijët që mund të ishte shumë ndryshe që mund të filloj nga mosha 5 vjeç, 12 vjeç, 13 vjeç, pra një kompleks moshash. Unë skam nevojë për fustane, i kam pasur gjithmonë”, tha Monika.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64363 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE