Bashkimi rrëfehet për ndarjen nga Alvisa, zbulon arsyet “Jashtë kishte gjëra të tjera”

vovalbania February 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bashkimi rrëfehet për ndarjen nga Alvisa, zbulon arsyet “Jashtë kishte gjëra të tjera”

Bashkimi dhe Alvisa janë çifti i parë që këtë sezon dolën bashkë nga “Për’puthen”.

Teksa dukej se gjërat po shkonin për mrekulli papritur u konfirmua ndarja.

Fansa të shumtë të tyre kanë hamendësuar për arsye të ndryshme që mund të kenë quar çiftin në ndarje ndërsa së fundmi vet Bashkimi është rrëfyer duke zbuluar më shumë.

PJESË NGA INTERVISTA:

“Ta dija se do kaloja këto sfida në Për’puthen ndoshta do kisha hezituar, por kam mësuar nga gjithë ato sfida aty. Kam kaluar shumë gjëra brenda 2-3 muajsh”- ka treguar ish konkurrenti.

Moderatorja: Nuk është e lehtë të përballosh një vajzë labe?

Bashkim Saiti: Ishin shumë njerëz që duheshin me u përballuar menjëherë. Presion shumë i madh brenda studios, jashtë shumë komente, por me të vërtetë jam i gëzuar që i kam kaluar gjërat.
Marrëdhënia ime startoi para syve të miliona njerëzve, e kuptoj që njerëzit kanë qenë brenda historisë time, pritshmëritë ishin shumë të larta dhe ishim çifti i parë aty. Aty e filluam dhe shkoi çdo gjë mirë, kur dolëm, kishte gjëra tjera që doja të njihja te ajo dhe ajo te unë, komunikimi nuk vazhdoi si duhej, ndoshta mentaliteti i saj ose mentaliteti ku jam rritur unë. Provuam, provuam por unë i thash më mirë herët se sa më vonë, prandaj vendosëm të dy”
Moderatorja: Ju patët mesazhe dhe nga familjarët, a i takove familjarët e Alvisës pasi dolët nga formati?

Bashkimi Saiti: Unë nuk i kam takuar, nuk e kam vënë në presion Alvisën për të takuar ata pasi mua më duket një hap shumë i madh që të takoj familjarët, nëse e bëj këtë veprim duhet të jem shumë i sigurt që do jetë vajza me të cilën do kaloj jetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65142 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE