Bora Zemani si velinë, kolegu i saj zbulon të fshehtat e moderatores në fillimet e saj (VIDEO)
Bora Zemani sot është nga prezantueset më të njohura dhe të pëlqyera nga publiku shqiptar.
Fillimet e saj në ekran i kishte si velinë e “Fiks fare”, periudhë për të cilën ka folur së fundmi në “Ëndërrtjerrësit”.
“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kasha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e madhe për punën në televizion.”- ka rrëfyer ajo.
I ftuar krah saj për të folur rreth asaj periudhe na qenë edhe Saimir Kodra. Ai tregoi se Bora ka qenë shumë e trupshme dhe me komplekse. “Thoshte: “Po më vjen turp nga gjoksi”. Po drejtohu mi dreq mos më rri ashtu. Rrinte duke ulur minifundin. Por, nuk na e tregoi këtë histori!”- tha ai teksa Bora konfirmoi çdo fjalë.