Pas daljes nga Big Brother/ Sarah Berisha vjen si moderatore, ja ekrani ku do e shohim blogeren e njohur

vovalbania February 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas daljes nga Big Brother/ Sarah Berisha vjen si moderatore, ja ekrani ku do e shohim blogeren e njohur

Blogerja Sarah Berisha ka qenë një nga vajzat më të ëmbla në shtëpinë e Big Brother Vip. Ajo mori tepër vëmendje pas lidhjes që krijoi brenda shtëpisë me DJ PM, për të cilët mund të themi se janë një nga çiftet më simpatik të showbizz-it në Shqipëri.

Por pas daljes nga Big Brother duket se blogeren e presin mjaft projekte të reja.

Ajo bëri një postim në rrjetin social Instagram se do të vijë me një projekt të ri, ndërsa pyeti edhe fansat se për çfarë surprize bëhet fjalë.

Nga ABC News bëhet me dije se blogerja do të moderojë spektaklin e humorit “Kosherja”, krah aktorit Bes Kallaku që do të rifillojë në datën 6 mars.

Sezonin e kaluar këtë program e drejtoi moderatorja Jona Spahiu dhe Bes Kallaku, ndërsa këtë vit do i besohet blogeres së njohur.

Kjo është hera e parë e Berishës në moderim, ndaj dhe ne i urojmë suksese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47783 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE