Fisnik Syla reagon për herë të parë për ndarjen nga Fjolla Morina: Jam i lirë si zogu dhe më i lumtur se kurrë

vovalbania March 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fisnik Syla reagon për herë të parë për ndarjen nga Fjolla Morina: Jam i lirë si zogu dhe më i lumtur se kurrë

Në një postim në Instastory Fisnik Syla ka pohuar ndarjen nga ish-partnerja e tij Fjola Morina, duke theksuar se është më i lumtur se kurrë.

“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit tuaj do ju përgjigjem: Jam single (beqar) dhe i lirë si zogu dhe më i lumtur se kurrë. Uroj që secili të marrë nga jeta atë që meriton”, shkruhet në storyn e publikuar.

Panorama Plus shkruan se nga ana tjetër këngëtarja nuk ka bërë ende një postim në Instagramin e saj në lidhje me këtë situatë, megjithatë dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Lidhja e tyre u publikua kur të dy u arrestuan në Morinë me armë dhe sot që mbërrin lajmi për ndarjen e tyre, të dy janë përfshirë në një skandal borxhi.

Raportohet se Fisniku dhe Fjolla kanë pasur një ndarje me shumë debate dhe akuza të forta për xhelozitë, por edhe për paratë. Kujtojmë se biznesmeni kosovar vinte në këtë marrëdhënie pasi kishte braktisur gruan e tij dhe fëmijët, ndërsa Fjolla kishte lënë pas një marrëdhënie tejet konfliktuale, që përfundoi edhe me dhunë. Të gjithë e mbajmë mend edhe ‘dasmën’ përrallore në Maldives të dyshes, teksa këngëtarja ndodhej në arrati. Nuk dihet nëse kjo dasmë është e vlefshme, apo ishte sa për poza në Instagram, pasi këngëtarja në atë kohë ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa biznesmeni ende në proces divorci.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48465 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE