Po sikur t’ju themi se Capital T tani është edhe aktor?

vovalbania March 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po sikur t’ju themi se Capital T tani është edhe aktor?

Capital T po i futet kinematografisë dhe me një projekt goxha të madh. Lajmin e dha vetë me një postim në Instagram.

“Jam i emocionuar të njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të madh të quajtur Jericho Ridge me regji të Will Gilbey – Bafta Winner! Jam shumë i gatshëm për të filluar përvojën time të re me yjet e mëdhenj përreth, duke filluar me Nikki Amuka Bird – Bafta Nomined. Do të bëj më të mirën që ky projekt të mos jetë vetëm i pari, ndaj faleminderit që më ftuat Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate. Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë. Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne”, shkroi ai. Urimet nga fansa dhe kolegë kanë qenë të shumta, ndërsa më tepër për rolin e tij nuk dihet. Capital T e ka vërtetuar se ka sukses në muzikë, po në film?

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48401 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE