Xhemi dhe Salsano filluan të qeshin të fundit

vovalbania March 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhemi dhe Salsano filluan të qeshin të fundit

“Qesh mire kush qesh i fundit” është emisioni më i ri i humorit që do nisë në Top Channel, prej 8 marsit e në vijim.

Dyshja e njohur televizive, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi do e drejtojnë programin që pritet të jetë diçka krejtësisht e re për ekranin shqiptar. Ermal Mamaqi ka zbuluar pamjet e studios së re përmes postimeve në Instastory gjatë provave dhe mesa u kuptua, spektakli do jetë brenda një ambienti shtëpie ku do zhvillohen skeçet. Nuk e dimë nëse edhr Ermali do përfshihet, por prania e tij në prapaskena i ngre ca dyshime.

Nga ana tjetër, pak më herët, Salsano ka deklaruar se publiku do argëtohet shumë me këtë program. Nuk e dimë ende kush janë aktorët e tjerë që do bëhen pjesë, por 8 marsi është pranë. Çdo të martë, në orën 21:00 do nisë transmetimi, ndërsa Portokalli, që është spekatkli i humorit ikonik në Top Channel, do vazhdojë të transmetohet si çdo herë, veçse pa Xhemin dhe Salsanon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65545 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE