U tha se kënga e tij i kushtohet Bora Zemanit, Sardi Strugaj habit me deklaratën e radhës:”Ka një farë lidhje”

vovalbania March 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U tha se kënga e tij i kushtohet Bora Zemanit, Sardi Strugaj habit me deklaratën e radhës:”Ka një farë lidhje”

Sardi Strugaj, këngëtari i njohur shqiptar ishte i ftuar ditën e sotme në “Wake Up” ku ndau me publikun disa të pathëna rreth karrierës së tij.

Në një nga pikat, ai u ndal të kënga e tij më e re të titulluar “Falja vetes” ku së fundmi është përfolur se teksi ka lidhje me Bora Zemanin dhe historinë e ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Më së shumti, vargjet që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, kanë qenë këto:

“e sa herë mendon ajo për borën

ftohti zemrën nuk ia prek

Falje vetes i kërkonte ajo

nuk e kishte vënë dje në vendin e parë”

Ai tha se këto vargje nuk i drejtohen Bora Zemanit, por më pas ia la fansave të aludonin gjithçka.

“Është diskutuar shumë sepse është përmendur bora. Nuk bëhet fjalë për Bora Zemanin, por për borën si fenomen natyror. Ka qenë frymëzim, por jo direkt me historinë e ‘Big Brother’…Ka njëfarë lidhje, por nuk mund ta them lidhjen konkrete… Është shumë e bukur se si ka dalë për secilin nga personazhet, është e përshtatshme.”- u shpreh ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48455 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE