Arjola Demiri i kthen përgjigje ish-mikeshës

vovalbania March 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arjola Demiri i kthen përgjigje ish-mikeshës

Vijon debati virtual mes Arjola Demirit dhe Renada Caci. Pas deklaratave të kësaj të fundit, ka ardhur një tjetër reagim nga Arjola.

Në një foto në Instastory ajo shkruan: “Ajo që ata urrejnë tek ju, mungon tek ata. Vazhdoni të shkëlqeni.” Në këtë mënyrë ajo thumbon kolegen e saj të “Portokalli”, duke thënë se urren gjërat që Arjola i ka dhe ajo nuk i ka.

Pak kohë më parë, aktorja e Portokallisë Renada Caci ka bërë një postim ku I kundërvihej Arjolës, gjë e cila nuk shpëtoi nga motra e kësaj të fundit, me të cilën ndodhi një sherr virtual.

E pyetur për këtë situatë në “Goca dhe Gra”, Arjola ka thënë:

“Ajo është xheloze profesionalisht. Unë e kam patur shumë qejf, e së bashku me të dhe Albanën që e kam mikeshë, por ajo shpreh xhelozi. Unë s’kam gjë për ti thënë nëse ajo ka le të ma thotë mua”.- ka thënë aktorja.

Pak më vonë ka reaguar edhe Renada e cila në rrjetet sociale shkruan se nuk është xheloze për askënd. “Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë? Aq më pak për filanen. Kështu që vajzë e dashur rri urtë dhe ik andej nga ke ardhurm ça të them unë që nuk je për atë punë. Dhe më lini rehat se jam në botën time jam shumë mirë, mos më përmendin më nëpër emisione.”-shkroi ajo. Në një tjetr status, ajo shkroi: “Mos më përzieni me njerëz që as nuk i konsideroi në jetën time. Jam rehat pa prezencën e tyre. Ata e bëjnë për vëmendje”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE