Ish-bashkëshorti e tradhtoi?! Kjo deklaratë e Fjolla Morinës trazon rrjetin, një “diss” për ish-in!

vovalbania March 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-bashkëshorti e tradhtoi?! Kjo deklaratë e Fjolla Morinës trazon rrjetin, një “diss” për ish-in!

Këngëtarja e famshme Fjolla Morina ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Madam”, ku ndau detaje nga jeta e saj sentimentale dhe profesionale, ku ndër të tjera, bëri me dije lajmin që do të sjellë disa projekte të reja muzikore.

Mirëpo theksoi se edhe pse kanë tema dashurie, nuk janë dedikim për askënd.

“I kam inçizuar dy ose tre këngë dhe së shpejti do të dalin në treg, do të bashkëpunoj me Irkenc Hykën dhe me disa bashkëpunues të tjerë. Njëra nga këngët ka temë dashurie, por nuk është dedikim për askënd”-ka ndarë Fjolla.

Ndërkohë, lidhur me jetën e saj private dhe statusin e saj aktual Fjolla ka treguar se tani që është ‘single’ ndihet më e lumtur. Ajo nuk la pa thumbuar edhe ish-bashkëshortin e saj.

“Nëse e keni humbur një tradhtar, mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femer që e do, kurse ti një mashtrues”– ka thënë ajo, duke lënë të gjithë të kuptojmë se ishte një ‘diss’ për Fisnikun, ish-in e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65545 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE