I dedikoi këngë Beniadës, këngëtari zbulon mesazhin që mori nga ajo pas daljes nga BB VIP

vovalbania March 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dedikoi këngë Beniadës, këngëtari zbulon mesazhin që mori nga ajo pas daljes nga BB VIP

Beniada Nishani ishte një ndër banorët më të pëlqyera në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Një artist i ri, Kevinjo, i ka dedikuar së fundmi një këngë modeles.

Këngëtari ka treguar se ai e ka ndjekur ish-banoren gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme dhe më pas kishte vendosur të shkruante një tekst për të.

“Beniada ishte një figurë publike pasi doli nga “BBVIP”, ishte një personazh që pëlqehej shumë, unë e kam parë e kam ndjekur dhe një ditë shkova në studio dhe shkruajta tekstin. Nuk e kam bërë për klikime por për qejfin tim”.- tregoi ai për ‘Shqipëria Live’.

“Beniada me ka dërguar një voice record më ka suportuar më ka hedhur dhe në storyt e saj dhe kur ka qenë brenda shtëpisë personi që ia menaxhonte Instagramin dhe kam mbetur i kënaqur nga ana e saj pasi i ka pëlqyer si projekt muzikor. Beniada më tha: Wow, Kevinjo më ka thënë kushërira ime për projektin muzikor e kam dëgjuar më ka pëlqyer shumë.”-u shpreh këngëtari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47787 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE