Rita Ora emocionon me urimin për datëlindje për babain

vovalbania March 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rita Ora emocionon me urimin për datëlindje për babain

Babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu feston një nga ditët më të rëndësishme në jetën e tij, datëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për familjen Ora nuk ka munguar edhe një urim publik nga artistja me origjinë shqiptare Rita Ora.

Rita postoi disa fotografi nga fëmijëria ku ajo shihet pranë babait të saj. Poshtë fotove të shpërndara në rrjetet sociale ajo shkruan: “I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë  falenderoj Zotin çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen”.

Kujtojmë se babai i Ritës është një biznesmen  dhe pronar i një lokali ku Rita fillimisht performonte në fillimet e karrierës së saj muzikore para se të fitonte famë ndërkombëtare.

VOV ALBANIA

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64442 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE