Rihanna sfidon rregullat gjatë shtatzënisë

vovalbania March 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rihanna sfidon rregullat gjatë shtatzënisë

Këngëtarja u përgjigjet kritikave për stilin e veshjes

Këngëtarja me famë botërore Rihanna është përfolur gjatë në media për stilin e saj të veshjes gjatë shtatzënisë.

Ajo është parë në publik e veshur me veshje tepër të guximshme dhe për këtë është komentuar pozitivisht, por  nuk kanë munguar edhe kritika të shumta. Por mesa duket ky stil është tërësisht i qëllimshëm nga ajo.

“Stili im i shtatzënisë është më “rebel”. Kur shihja se si gratë visheshin gjatë shtatzënisë së tyre në të kaluarën, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme për t’u veshur ndryshe. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua.’- është shprehur ajo .

Kujtojmë se Rihanna po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin, reperin A$AP Rocky. Artistja ka dashur ta mbajë të  fshehtë shtatzëninë e saj në fazën e hershme, por miqtë e saj  e kuptuan pasi ajo refuzonte të pinte alkool apo duhan.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE