Kylie Jenner tregon gjithçka për shtatzëninë mes një videoje!

vovalbania March 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kylie Jenner tregon gjithçka për shtatzëninë mes një videoje!

Për herë të parë pasi solli në jetë fëmijën e dytë, Kylie Jenner ka publikuar në You Tube një video emocionuese që dokumenton shtatzëninë e saj dhe ardhjen në jetë të të birit.

Video e gjatë nëntë minuta, mban emrin: “Djalit tonë” dhe nis me ndarjen e lajmit të shtatzënisë me partnerin e saj, Travis Scott, vajzën, Stormi dhe nënën e saj Kris Jenner.

Ngjarjet më pas zhvendosen në muajt e fundit të shtatzënisë dhe festa sekrete me familjen e miqtë. 24-vjeçarja, një nga biznesmenet më të pasura të botës, e solli në jetë fëmijën e saj të dytë më 2 shkurt.

Deri tani ajo është treguar shumë diskerete në postimet për të birin. Por pak Kylie e ka ruajtur si ekskluzivitet për kanalin e saj të Youtube, nga i cili me siguri do gjenerojë të ardhura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE