“Bëra një rrotullim në vend dhe…”/ Zbardhet dëshmia e autorit që aksidentoi 7-vjeçaren në plazhin e Potamit: Gomonia mori gaz

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Bëra një rrotullim në vend dhe…”/ Zbardhet dëshmia e autorit që aksidentoi 7-vjeçaren në plazhin e Potamit: Gomonia mori gaz

Arjan Tase është autori i krimit të rëndë në plazhin e Potamit, të ndodhur një ditë më parë. Tase është marrë në pyetje nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ai ka deklaruar se në momentin kur ka goditur vajzën gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare.

Në dëshminë e tij Tase gjithashtu ka deklaruar se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marrë aty gomonen dhe se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait. Ai ka shtuat se edhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.

Tase kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për t’i nxjerrë shëtitje në det me gomone.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE