Drejtësi për Jonadën, të hënën ora 19:00 protesta e radhës; ultimatum për shkarkimin e ministrave

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Drejtësi për Jonadën, të hënën ora 19:00 protesta e radhës; ultimatum për shkarkimin e ministrave

Ka vijuar për rreth dy orë protesta për Jonadën, 7 vjeçaren e vrarë dy ditë më parë nga një skaf në plazhin e Potamit. Qytetarë të mbështetur dhe nga opozita u spostuan fillimisht para kryeministrisë, më pas drejt presidencës, ndërsa në fund marrshimin te Drejtoria e Policisë së Shtetit.

Qytetarët i vendosën ultimatum kryeministrit, duke e njoftuar që nëse deri të hënën nuk shkarkohen ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, di dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, protesta do të vijojë sërish të hënën në mbrëmje. Protesta u zhvillua me moton “Nuk e vrau varka por shteti”.

Të hënën në orën 19:00 do të zhvillohet një tjetër protestë për ngjarjen tragjike të Himarës. Shoqëria civile deklaroi fillimin e javës për t’u mbledhur sërish ndaj padrejtësisë që iu bë vogëlushes që ishte kthyer nga Kanadaja për pushime në atdhe vetëm një ditë para se të humbte jetën.

Skafi me drejtues Arjan Tasen, oficer policie në Elbasan dhe më pas i përjashtuar, e goditi për vdekje 7 vjeçaren Jonada Avdia.

Si vijoi protesta?

Një moment tensioni u shënua para godinës së ministrisë, por që u shua shumë shpejt.

Protestuesit ndezën qirinj dhe vendosën lule, për t’u zhvendosur më pas përpara Kryeministrisë, Presidencës dhe Drejtorisë së Policisë.

Qytetarë të shumtë morën fjalën, të cilët njëzëri kërkuan dorëheqjen e ministrave përgjegjës për këtë ngjarje dhe drejtësi për të miturën që humbi jetën në mënyrë tragjike.

Protestës qytetare iu bashkuan dhe drejtuesit e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët zgjodhën të mos iu drejtoheshin të pranishmëve.

I pyetur nga gazetarët, ish kryeministri Sali Berisha e konsideroi ngjarjen si shumë tragjike dhe shtoi se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrave.

“Po të isha në vendin e Ramës, nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta, në të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e Turizmit. Këta përpiqen që me zinxhirin e policisë së Vlorës, të kapërcejnë një nga ngjarjet më tragjike që ka ndodhur në këtë vend”, tha Berisha.

Ndërsa, ish presidenti Ilir Meta përveç dorëheqjes së ministrave tha para kamerave se qytetarët duhet intensifikojnë protestat kundër kësaj qeverie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE