Stresi pjesë e protestës për Jonadën 7 vjeçare!

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stresi pjesë e protestës për Jonadën 7 vjeçare!

Pas ngjarjes tragjike në plazhin e Potamit të Himarës, ku 7-vjeçarja Joanda Avdia u godit nga gomonia që drejtohej nga Arjan Tase, një grup qytetarësh janë ngritur në protestë. Ata janë mbledhur përballë Ministrisë së Brendshme, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit.

Pjesë e protestës është bërë edhe opozita, mbështetësit e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë. Ndër pjesëmarrësit e tjerë, së bashku me qytetarët, ishte dhe Stresi. Reperi njihet për përfshirjen në të tilla ngjarje, rikujtojmë këtu dhe rastin e Klodian Rashës.

Protestuesit janë përplasur me policinë. Qytetarët e pranishëm në protestë u përpoqen të zhvendosen nga pedonalja Murat Toptani përpara oborrit të Ministrisë së Brendshme. Kjo solli edhe përplasjen e policisë me protestuesit.

Kujtojmë se më 2 gusht, Arjan Tase, drejtues në Policinë Elbasan dhe më pas i përjashtuar, goditi për vdekje me skaf një vajzë 7-vjeçe. Ai u arrestua dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Në manifestim pritet të kërkohet dorëheqja e ministrave Bledi Çuçi e Mirela Kumbaro dhe e numrit një të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65490 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE