E ka nisur mbarë, Samanta paralajmëron projektin e radhës!
Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja duke u rikthyer kështu fuqishëm në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë. Teksa na ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin dhe mikun e saj Ardit Çuni, duket se para këtij dueti lançon projekte mjaft verore.
Dy javë më parë në bashkëpunim me Pitt Leffer, Samanta erdhi me këngën “Le le”, e duket se bukuroshja nuk ka të ndalur. Me anë të një postimi të bërë pak më parë në llogarinë e saj në Instagram. Teksa ka ndarë një foto nga ‘look-u’ i klipit të ri, krahas ajo ka zbuluar dhe titullin e surprizës që është “Chocolino”.
E ftuar para disa muajsh në “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë, Samanta ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”.
Në mbyllje të intervistës, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve të shumta, që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.