Masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, arrestohet pas 24 orësh Ramiz Mici

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, arrestohet pas 24 orësh Ramiz Mici

Pas më shumë se 24 orësh është arrestuar Ramis Mici, autori i krimit që tronditi Elbasanin.

Mici masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, në banesën që kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej”.

Nga burimet të sigurta mësohet se në polici është shoqëruar edhe vëllai i viktimës, i cili kishte deklaruar në rrjete sociale se do të merrte hak ndaj Micit dhe familjarëve të tij.

Mësohet se Ramis Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës. Ai që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48613 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE