Hailey Bieber del pa pantallona në Paris!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hailey Bieber del pa pantallona në Paris!

Modelja amerikane, Hailey Bieber, ka takuar miqtë e saj në Paris, pa pantallona, duke iu bashkuar kështu trendit “no pants” që pushtoi botën e modës vitin e kaluar. Themeluesja e markës “Rhode Skin” ishte e gjitha e buzëqeshur teksa doli nga një restorant, duke treguar këmbët e saj të gjata me geta të zeza.

Bieber, për këtë dalje zgjodhi një veshje dyngjyrëshe, një golf bezhë dhe geta të zeza, ndërsa pantallonat i kishte “lënë” në shtëpi. Dukjen sfiduese e kompletoi me këpucë të zeza, me një rrip me detaje të arta rreth belit dhe një pallto lëkure të gjatë.

Ndonëse doli në mbrëmje, ajo mbante syze dielli, ndërsa në duar i binte në sy manikyri me ngjyrë kafe. Modelja në Paris po përgatitet për lançimin e produktit më të fundit të markës së saj të njohur të bukurisë: Peptide Lip Tint. Rikujtojmë se, Justin dhe Hailey Bieber festuan të mërkurën, më 13 shtator, përvjetorin e pestë të martesës. Çifti është një nga më të afirmuarit në fushën e personaliteteve amerikane. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48797 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE