Ylli i muzikës latine në Prishtinë/ J Balvin poston flamurin e Kosovës për të njoftuar mbërritjen

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i muzikës latine në Prishtinë/ J Balvin poston flamurin e Kosovës për të njoftuar mbërritjen

Ylli latin me famë ndërkombëtare, J Balvin ka mbërritur në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Për të njoftuar se tashmë gjendjet në vendin tonë ai ka publikuar një fotografi të flamurit të Kosovës, ndërsa sipër vendosi edhe lokacionin.

Ardhja e J Balvin në Prishtinë është në kuadër të “Sunny Hill” dhe ylli nga Kolumbia do të performojë sonte, në natën e dytë të festivalit.

Balvin, emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin njihet për hitet të shumta si: In Da Getto, Mi Gente, Agua, Rojo dhe “Un Dia” që e solli në bashkëpunimin me yllin shqiptar, Dua Lipa.

Kujtojmë që mbrëmë (e enjte) në natën e parë të festivalit ishte pikërisht Dua ajo që u ngjit në skenë dhe ndezi publikun me performancën madhështore që dhuroi mesnatën e së enjtes (4 gusht).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE