2 shenjat e zodiakut që e kanë “halë në sy” Luanin!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
2 shenjat e zodiakut që e kanë “halë në sy” Luanin!

Jemi në sezonin e Luanit dhe ndoshta ju prisni të lexoni e dëgjoni vetëm fjalë të mira për ta, por artikulli i sotëm do t’ju “zhgënjejë” paksa sepse sot do t’ju njohim me 2 shenjat që mbretin e zodiakut e kanë “halë nësy”. Duke njohur se cilat janë shenjat që s’ju pranojnë aq lehtë të dashur Luanë, do të keni mundësinë të tregoheni më të rezervuar në raport me ta.

Virgjëresha

Midis Luanit dhe Virgjëreshës është një luftë e vërtetë për të fituar pushtet, ndaj mos prisni që këto dy shenja të puqen me njëra-tjetrën. Virgjëresha, vetëshpallur si perfeksionistja e zodiakut, nuk mundet kurrsesi të përshtatet me natyrën e shkujdesur të Luanit. Ky i fundit nuk dëshiron të lodhë kokën me analiza të gjata, kurse të lindurit në shenjën e Virgjëreshës kalojnë çdo gjë në sitë dhe janë shumë përzgjedhës si natyrë.

Bricjapi

Të lindurit në shenjën e Luanit janë tepër komunikues, flasin me të gjithë, por nganjëherë janë kokëfortë. Shenja me të cilën ata nuk mund të shkojnë fare është Bricjapi. Ky i fundit urren të dëgjojë fjalimet e tyre të pafundme dhe nuk pranon mendjemadhësinë e tyre. Nuk e ka edhe aq keq, apo jo?!

Ndërkaq, të gjithë ju që i përkisni shenjës së Luanit, e dini mirë që nuk jeni tipa aq të zakonshëm, të qetë, përkundrazi. Po cilët janë partnerët që ju përshtaten më shumë?! Zbuloni më shumë në këtë link. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE