Çfarë të bëni kur fëmijët tuaj fillojnë të gënjejnë?!
Ndodh shpesh që fëmijët të priren të thonë disa gënjeshtra të vogla, por prindërit duhet t’u kushtojnë kujdes dhe t’ua sqarojnë fëmijëve që ky nuk është veprim i mirë. Fëmijët fillojnë “të mësojnë” të gënjejnë kur mbushin dy vjeç, ndërkaq gënjeshtrat e para kanë të bëjnë me mohimin e gjërave të këqija të cilat i kanë bërë.
Po përse fëmijët gënjejnë? Fëmijët e moshës dy deri në tre vjeç dëshirojnë të shpikin gjëra. Me shfaqjen e kësaj aftësie, me të vjen edhe aftësia për thënie të qëllimshme të deklaratave të pasakta, siç është ajo “nuk e bëra unë”.
Mirëpo, kështu fëmijët e vegjël nuk e marrin parasysh gjendjen mendore të personit, i cili dëgjon kur i thonë këto “gënjeshtra të vogla”. Për këtë shkak është shumë lehtë të kuptohet kur ata gënjejnë. Nëse askush tjetër nuk ka qenë në dhomë, kur muret janë shkarravitur, prindërit mund ta kuptojnë fare lehtë që fëmija po provon t’i mashtrojë.
Gjërat bëhen paksa më të vështira kur fëmija mbush 4 vjeç. Në këtë fazë, fëmijët marrin parasysh atë që personi tjetër e di. Megjithatë, prindërit ende janë në përparësi, sepse fëmijët e kësaj moshe shumë shpesh e harrojnë atë që flasin dhe atë që duhet të thonë që t’ju bindin për të vërtetën. Për shembull, ndoshta do të insistojnë që dikush tjetër i ka shkarravitur muret.
Prindërit do të kenë ‘rivalin’ e denjë vetëm kur fëmijët t’i mbushin shtatë vjeç, sepse janë në gjendje që të fshehin gënjeshtrat e veta, duke i qëndruar asaj që thonë. Nëse dëshironi që fëmija të pranojë se po gënjen, është e nevojshme që t’i bindni që nuk do ketë problem nëse pranojnë çfarë bëjnë, si edhe që e vërteta do t’ju gëzonte shumë ju. Gjithashtu, është me rëndësi që prindërit të mësojnë fëmijët që të vlerësojnë të vërtetën dhe t’i motivojnë nëpërmjet tregimeve të shumta si “Pinoku”.
Ndonjëherë është e vështirë të dallosh kur dikush po të gënjen. Ose ndoshta ndodh që personi përballë të dijë të jetë një gënjeshtar shumë i mirë. Janë disa shenja të zodiakut që ‘i qajnë’ gënjeshtrat. Ndërkaq, sipas studiuesve të psikologjisë, njerëzit që thonë shumë gënjeshtra përdorin tri fjalë kyçe.