Erdogan propozon një takim Putin-Zelensky në Turqi!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erdogan propozon një takim Putin-Zelensky në Turqi!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se i kishte ofruar presidentit rus, Vladimir Putin të zhvillonte një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Turqi.

Lajmi vjen nga media e pavarur bjelloruse, Nexta.

Dje Erdogan u takua me Putinin në Soçi të Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes dy vendeve.

Ky ishte takimi i dytë mes dy presidentëve që nga fillimi i luftës, në korrik ata u takuan në Teheran.

Kujtojme se anija “Navistar”, një nga tre mjetet lundruese të mbetura dje nga portet e Ukrainës e ngarkuar me drithëra në kuadër të marrëveshjes mes Kievit dhe Moskës me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, mbërriti në Stamboll. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48339 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE