Kim Kardashian dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes së tyre!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kim Kardashian dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes së tyre!

Siç e dini, Kim Kardashian dhe Pete Davidson ishin një çift që arriti të komentohej por edhe të pëlqehej shumë gjatë gjithë kohës. Lidhja e tyre filloi që pasi Kim drejtoi “Saturday Night Live” dhe kur po luanin rolet e tyre në një skeç me temë “Aladdin” ata shkëmbyen një puthje që askush nuk e priste.

Në një episod të “The Kardashians” Kim u shpreh se:

As që e kisha menduar ‘O Zot, unë do të jem në një lidhje me të’. 

Epo, pas shumë ngritjeve dhe pas shumë debatesh online me Kanye West mesa duket Kim dhe Pete kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes së tyre. Këtë e kanë konfirmuar burime nga “E!News” dhe “People”. Një burim për “E!News” tha se:

Të dy gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe shumë dashuri gjithashtu. Dhe në fund të fundit, distanca e largët dhe çështjet e planifikimit “e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje”.

Sa i përket divorcit të Kim nga Kanye West, një tjetër burim tha se ai ende është në proces. Pete e ka kaluar verën në Australi duke punuar për filmin “Wizards!”. Sa për Kim, ajo i është përqendruar fëmijëve North, Psalm, Chicago, Saint dhe bizneseve. 9 muaj zgjati romanca e Kim Kardashian dhe Pete Davidson!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65546 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE