Postimet së bashku nuk kanë të ndalur, Sara Hoxha dhe Dua Lipa shfaqensë

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Postimet së bashku nuk kanë të ndalur, Sara Hoxha dhe Dua Lipa shfaqensë

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë më e njohur duke u shquar për sipërmarrjen e saj. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Në të kaluarën, të gjithë janë në dijeni se ka pasur një lidhje dashurie mes Ledrit dhe këngëtares së njohur Dua Lipa. Kjo nuk ka përbërë aspak problem nga ana e partneres së artistit, që madje edhe janë takuar së bashku. E mbrëmjen e djeshme Sara ka treguar edhe një herë se është një fanse e madhe e Dua-s.

Mbrëmjen e kaluar, Ledri ka performuar në “Sunny Hill Festival” dhe gjithashtu Sara ishte e pranishme. Kjo e fundit ka ndarë një ‘selfie’ me ndjekësit e saj krah Dua-s dhe mund të themi se dy bukuroshet duken shumë të ngjashme dhe na tregon se miqësia mund të ekzistojë pavarësisht rrethanave.

Edhe më herët në në një intervistë ekskluzive për “Goca dhe Gra”, Sara ka thënë se fakti që ajo ka qenë ish e dashura e Ledrit nuk e pengoi fare atë që të takonte Dua Lipën, teksa tha me humor se “shyqyr që ka qenë ajo dhe jo ndonjë tjetër”. Sara tha se ajo është shumë e vetëdijshme se sikurse çdo person tjetër, edhe Ledri ka një të shkuar, të cilën e ka pranuar dhe nuk e shqetëson aspak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41934 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE