Shpërthen bombola e gazit; plagoset e moshuara në Lezhë

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthen bombola e gazit; plagoset e moshuara në Lezhë

Shpërthimi i një bombole gazi ka plagosur një grua të moshuar në Lezhë. Ngjarja ndodhi në një apartament në katin e 8 të një pallati në rrugen “Shtraus” e cila pas shpërthimit u përfshi nga flakët.

Zjarri dyshohet te ketë ardhur si pasoje e bombolës së gazit e cila ka qenë harruar e hapur dhe më pas ka shpërthyer në flakë. E moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lezhës.

Njoftimi zyrtar:

Një zjarr ka rënë në një banesë në rrugen “Shtraus” pranë urës së Cenit.

Zjarri dyshohet te ketë ardhur si pasoje e bombolës së gazit e cila ka qenë harruar e hapur dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Në shtëpi ka qenë vetëm një e moshuar e cila është dërguar për në spitalin e Lezhës për kontroll, ndërkohë dëmet materiale janë të shumta në banesë.

Energjia elektrike është e ndërprerë në të gjithë zonën. Zjarri ka rënë në katin e 8, ndërkohë flaket kanë arritur të lokalizohen nga ana e zjarrfikseve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48238 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE